KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra e RTSH, koncert me emrat më të spikatur të historisë së muzikës

Orkestra e RTSH, koncert me emrat më të spikatur të historisë së muzikës

Bethoven, Robert Shuman dhe Mendelson janë kolona të muzikës gjermane dhe asaj botërore e pikërisht mbi këto mbështetet koncerti i orkestrës simfonike të RTSH këtë të premte. Dirigjimi i këtij koncerti të pasur me repertore i është besuar dirigjentit Mateusz Moleda që vjen nga Gjermania dhe përkufizohet si një nga personalitetet dhe dirigjentet më premtues të kohës. Teksa provon me orkestrën shqiptare dhe pianistin e talentuar Marin Gjollma ai shprehet i befasuar nga mjeshtëria e muzikantëve shqiptare. ” Jam surprizuar  me Shqipërinë, më është dukur një vend shumë miqesor. Muzikantët kishin një përgatitje të një niveli shumë të lartë Ndërsa pianisti i shqiptar Marin Gjollma i lindur në Tiranë dhe i formuar më tej në Gjermani përcaktohet si një pianist i nivelit shumë të lartë europian nga kritika muzikore na rrëfen të fshehtat e koncertit numër 4 të Bethovenit ai do të luajë në piano. Pianisti thotë: ” Në krahasim me treshin që ishte rebel, Bethoveni i rradhës është më intim dhe tregon ndjesnjat më të thella dhe i lartëson ato.” Koncerti sjell një freski kontemporane nën drejtimin e dirigjentit gjerman i cili harmonizon bukur konceptin e tij mbi kompozitorët. Koncerti vjen në sallën e universitetit të arteve nga Orkestra e RTSH në bashkëpunim me ambasadën gjermane.

Sicred