KRYEFAQJA » LAJME » “Oriku” shpëton 115 shtetas sirianë

“Oriku” shpëton 115 shtetas sirianë

Ekuipazhi i anijes “Oriku”,pjesë e Forcës Detare të NATO-s në detin Egje, ka shpëtuar 115 shtetas sirianë në një operacion të përfunduar mesditën e të hënës, njoftoi ministri shqiptare e mbrojtjes. Emigrantët ishin nisur në mënyrë klandestine nga bregdeti turk për në ishullin grek, Kios. Një javë më parë,”Oriku” ndërhyri për të ndihmuar 53 emigrantë sirianë. Në 12 muaj të misionit në Egje anija shqiptare ka shpëtuar 715 jetë njerëzish.

Sicred