KRYEFAQJA » LAJME » Organizata ” Njerëz në Fokus”, vëzhgimi i Gjykatave Administrative
Organizata " Njerëz në Fokus", vëzhgimi i Gjykatave Administrative

Organizata ” Njerëz në Fokus”, vëzhgimi i Gjykatave Administrative

Ngritja e gjykatave administrative në vënd, patën një qëllim: shqyrtimin e konflikteve civile brënda një séance gjyqësore, duke shmangur kështu seancat e pafundme që zgjasnin me vite. Organizata “Njerëz në fokus”(People in Focus), ka zgjedhur një periudhë të caktuar kohore që prej shtatorit të vitit të shkuar, të bëjë një vëzhgim në dyert e këtyre gjykatave për të parë mënyrën dhe formën se si funksionin administrat publike, pikërisht pranë gjykatës adminstrative Tiranë shkalla e parë. Të anketuarurit janë qytetarë që kanë çështje konkrete civile por edhe përfaqësues të palëve në gjykim. Por pavarësisht problemeve dhe mungesës shpesh të profesionalizmit nga ana e kësaj strukture të re në sistemin gjyqësore, e rëndësishme mbetet dhe shërbimi që administarata ofron ndaj pubikut. Rezultatet e këtij studimi janë bërë publike në një tryezë me ekstertë të fushës, nga “Njerëz në Fokus”(People in Focus). Matja e kënaqësisë së qytetarëve pas një pyetësori dhe një metotologji të përcaktuar përmblodhi këto të dhëna përfundimtare. 97 % e të anketuarve mendojnë se ka nevojë për përmirësim në shërbimet administraive të gjykatës. 87% kërkojnë akses të shërbime online. 86 % kërkojnë shkurtimin e procedurave burokratike.


Sicred