KRYEFAQJA » LAJME » Opozita vendos: Nuk do të ketë bojkot parlamentar!
Opozita vendos: Nuk do të ketë bojkot parlamentar!

Opozita vendos: Nuk do të ketë bojkot parlamentar!

Partia Demokratike në opozitë pritet të radikalizojë aksionin e saj opozitar, deri në largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e bojkotit parlamentar.
Në mbledhjen e grupit parlamentar zhvilluar me dyer të mbyllura të hënën, mesohet se shumë deputetë kanë hedhur idenë e bojkotit, apo dhe të diegies së mandateve. Deputeti Flamur Noka ka theksuar se kryeministrit Rama i është dhënë koha e duhur nga opozita për të marrë vendim në lidhje me Xhafajn. Në kushtet kur nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi nga ana e shefit të qeverisë, mësohet te kete thene Noka, opozitës si mbetet gjë tjetër veçse bojkoti parlamentar.
Burime të besueshme thanë për RTSH-në se të njëjtin qëndrim kanë shprehur edhe deputetët Balliu dhe Spahia, sipas të cilëve qytetarët kërkojnë bojkot pasi i konsiderojnë farsë dhe teatër të shumicës, seancat plenare.
Ish kryeministri Sali Berisha mësohet të ketë kërkuar nisjen e një fushate sensibiliuzese me qytetarët, për të ndërmarrë protesta afatgjata, madje të përditshme para selisë së Kryeministrisë. Pavarësisht obsionit të bojkotit, mbledhja e grupit demokrat dhe më pas e Bashës me aleatët, ka konkluduar, në pjesmarrjen e opozitës në komisione dhe seanca plenare, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si deri më tani, të paktën dhe për 30 ditët e ardhshme, kohe kur pritet të merret vendimi për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, bëehet e ditur se Kryetari i PD edhe pse e konsideron legjitime kërkesën për bojkot, thekson se kjo lëvizje në kushtet kur opozita është investuar për hapjen e negociatave rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështjet kryesore siç është qeveria e lidhur me krimin dhe drogën dhe ministri i brendshëm me një vëlla trafikant droge. Në këto kushte thekson Basha në deklaratë, duhet të përdoren të gjitha format demokratike në grup parlamentar, struktura si edhe me qytetarë, për të bërë të qartë qëndrimin e prerë se largimi i Fatmir Xhafajt është kusht i panegociueshem i opozitës, veprim i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Sicred