KRYEFAQJA » LAJME » Opozita vazhdon protestën në çadrën e ngritur para kryeministrisë
Opozita vazhdon protestën në çadrën e ngritur para kryeministrisë

Opozita vazhdon protestën në çadrën e ngritur para kryeministrisë

Pavarësisht rreshjeve të shiut përkrahësit e opozitës, tashmë më të paktë në numër, po qëndrojnë para selisë së qeverisë. Organizatorët e protestës kanë ngritur çadra. Krerët e opozitës të udhëhequr nga zoti Basha vazhdojnë protestën. Bashkë me ta ishte dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili tha se dita e sotme ishte fillimi i një revolucioni demokratik në Shqipëri. “Revolucioni demokratik filloi. Do vijojmë të qëndrojmë në shesh. Nuk e lëshojmë më. Të rrijë atje. Të mos vijë fare më mirë” tha ai duke nënkuptuar kryeministrin Rama i cili gjendet për festimet e pavarësisë së Kosovës në Prishtine.
Policia nga ana e saj po ndjek nga afër protestën. Ministri i brendshëm Saimir Tahiri citohet të ketë thënë se “Nuk do pengojmë protestën, të qëndrojnë sa ditë të duan” tha ai duke shtuar se “Do kujdesemi për protestuesit, nuk do t’i vrasim”.

Sicred