KRYEFAQJA » LAJME » Opozita vazhdon protestën, Basha shprehet i bindur për fitore
Dita e pestë e protestës, Basha: Opozita e vendosur të çojë deri në fund kauzën e saj!

Opozita vazhdon protestën, Basha shprehet i bindur për fitore

Mes dhjetra përkrahësve entuziastë që po e shoqërojnë në protestën e opozitës para selisë së qeverisë, kreu i PD Lulzim Basha, shprehu bindjen se kauza e tyre do të fitojë. “Këtu në këtë shesh kemi ardhur, këtu do qëndrojmë dhe këtu nga ky shesh do shpallin fitoren e demokracisë së re” tha zoti Basha mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve, në ditën e dytë të protestës. Sipas tij “Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë po rrriten për kërkesën tonë të drejtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje me një qeveri që do garantojë votën e lirë të qytetarëve” tha soti Basha. “Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e Bashës apo të PD ne jemi këtu për kauzën e çdo shqiptari, për kauzën e fëmijëve shqiptarë, kjo i ka dhëhën kauzës tonë një forcë” shtoi më tej kru i PD.
Zoti Basha sulmoi kundërshtarin e tij socialist kryeministrin Rama,  duke e quajti “mjeshtri i fasadave”. “Demokraci fasadë, parlament fasadë, qeveri fasadë, shëndetësi fasadë, arsim fasadë, bujqësi fasadë, ekonomi fasadë. Prapa fasadës janë një grup pushtetarësh, janë pakica që vjedh gjithë ditën dhe i thotë shumicës hesht, mos flisni. Prapa fasadës është pakica që është pasuruar mbi gjakun e shqiptarëve dhe shqiptarëve i thotë heshtni” tha zoti Basha.
Duke evokuar grumbullimet e demokratëve njësoj si 27 vite më parë kur nisën protetsat kundër ditaturës komuniste, kreu i opozitës tha: “Nuk ka kthim pas, ka vetëm ecje para drejt demokracisë. Në këtë betejë ne po krijojmë që sot nga ky shesh tiparet e asaj që ëndërrojmë për nesër. Nga ky shesh çdo shqiptar, do të mund të vijë këtu dhe halli i saj nuk do jetë i harruar por do dëgjiohet nga ky shesh dhe nga gjithë Shqipëria, ky ëshesh është fundi i demokracisë fasadë dhe fillimi i demokracisë së vërtetë” tha para përkrahësve kreu i PD Lulzim Basha.

Sicred