KRYEFAQJA » LAJME » Opozita vazhdon bojkotin e parlamentit
Parlament, në rend të ditës projektligji për mbylljen e lojrave të fatit

Opozita vazhdon bojkotin e parlamentit

Edhe sot opozita nuk do jetë në sallën e parlamentit. Ashtu si edhe në dy seancat e kaluara të këtij sesioni të ri parlamentar, opozita nuk do jetë pjesë e punimeve të seancës, por ka paralajmëruar një takim në Durrës. Më herët opozita takime të njëjta siç pritet ky I sotmi në Durrës ka zhvilluar në Shkodër dhe në Elbasan. Ndërsa në seancën e sotme parlamentare maxhoranca pritet të rrëzojë dekretin e presidentit “ Për tatimin mbi të ardhurat” si dhe të votojë projektligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Edhe në këtë seancë janë të mbartur projektligjet “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe ai për “Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”

Sicred