KRYEFAQJA » LAJME » Opozita thyen bojkotin, rikthehet në parlament

Opozita thyen bojkotin, rikthehet në parlament

Opozita do të thyejë bojkotin parlamentar, duke u bërë pjesë e të dyja seancave plenare të parashikuara për këtë javë. Ky është vendimi i marrë nga kreu i PD Lulzim Basha sot në takimin me aletët.

Të enjtën opozita ka paralajmëruar do të mbrojë kauzën e studenteve për shtim fondesh për sistemin arsimore, duke kërkuar miratimin e dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament, buxhetin 2019-të.

Ndërsa seancën e së premtes, opozita do të jetë e pranishme për të mbrojtuar një prej nismave te saj me të rëndësishme, sikundër është  Vetingu në politikë. Sipas opozitës, edhe Komisioni i Venecias përmes interpretimit të tij, ka përligjur iniciativën e opozitës, për të mundësuar pastrimin e politikës nga krimi.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com