KRYEFAQJA » LAJME » Opozita: Të shkarkohet komisioneri i vettingut! Është falsifikator!

Opozita: Të shkarkohet komisioneri i vettingut! Është falsifikator!

Partia Demokratike më e madhja e opozitës në Shqipëri publikoi të hënën fakte që provojnë sipas saj se një komisioneri i KPK ka paraqitur dokumente të falsifikuara për të filluar punë dhe ka kërkuar shkarkimin e tij. Fjala është për komisionerin Lulzim Hamitaj, për të cilin PD thotë se ka falsifikuar certifikatën e njohurisë së tij në gjuhën angleze . Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha të hënën se në vitin 2016-të, kur Hamitaj ka aplikuar për pedagog , ka deklaruar se është në nivelin fillestar, të njohurive të kësaj gjuhe të huaj. Por në vitin 2017 kur Hamitaj ka aplikuar për Komisioner Vettingu, ka paraqitur një çertifikatë të vitit 2015-të, sipas të cilës ai e zotëron në mënyrën më të avancuar gjuhën angleze.
Por ky nuk është falsifikimi i vetëm i këtij komisioneri. Sipas opozitës, në datën 6 prill 2015-të, kur Hamitaj pretendon se është testuar, rezulton se ai nuk ka qenë në Shqipëri dhe se kjo çertifikatë e depozituar prej tij, nuk e përmban vulën e Univesitetit Politeknik të Tiranës.
Opozita duke gjykuar se Lulzim Hamitaj, ka kryer veprën penale të falsifikimit, kërkon jo vetëm shkarkimin e tij, por nisjen e hetimeve nga institucioni i prokurorisë. Më tej ajo akuzon komisionerët e Vettingut se janë vënë në shërbim të Kryeministrit, duke kryer një proces politik. Opozita paraljmëron ndërkohë publikimin e fakteve të reja që vënë në pikëpyetje integritetin moral dhe profesional të komisioneve të Vettingut.

Sicred