KRYEFAQJA » LAJME » Opozita proteston dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm
Opozita proteston dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm

Opozita proteston dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm

Drejtues, deputetë dhe zyrtarë të PD të opozitës, si dhe përkrahës të saj, janë bashkuar sot në një proteste para Ministrisë së brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Opozita po e akuzon ministrin se në pozicionin e tij në komisionin e ligjeve dhe më pas në atë të ministrit të brendshëm, i ka dhënë imunitet ligjor vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar nga drejtësia italiane për afera droge, për ti shpëtuar ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
Nën kryetari i PD Edi Paloka tha sot se Kryeministri Rama ka marrë në mbrojtje ashtu si Tahirin edhe ministrin Xhafaj. Duke përdorur shprehjen e njohu të kryeministrit “Se nuk keni parë asgjë akoma”, zoti Paloka paraljmëroi se aksioni opozitar sapo ka nisur dhe se kryeministri Rama do të pendohet për mbrojtjen që i bëri ministrit Xhafaj.
Zoti Paloka tha se kryeministri kërcënon opozitën, ndërkohë proncohet për një skandal siç mund të jetë verifikimi nga ana e tij e audio-përgjimit. Vetëm në një shtet të drejtuar nga Mafia, shprehet Paloka, mund të ndodhë që Agron Xhafaj të shëtis i lirë dhe ti mbetet në dëshirë, paraqitja tek autoritet italiane, për dënimin e pa kryer me 7 vite e 2 muaj burg.
Krahas protestave, opozita ka paralajmeruar publikimin e fakteve të reja, ndëkohë aksioni opozitar do të fokusohet më së shumti në sallën e seancave plenare.

Sicred