KRYEFAQJA » LAJME » Opozita protestë kundër Xhafajt
Opozita protestë kundër Xhafajt

Opozita protestë kundër Xhafajt

Ndërsa kryeministri Rama doli hapur në mbrojtje të ministrit të brendshëm Xhafaj, opozita shqiptar ka nisur një protestë të paralajmëruar tek dikasteri që ai drejton, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protestuesit kanë hedhur parrulla kundër qeverisë dhe ministrit Xhafaj. Ata kanë vendosur disa parrulla tek dera e ministrisë, por policia ka ndërhyrë duke krijuar momente tensioni.
PD dhe opozita po akuzon ministrin Fatmir Xhafaj se në pozicionin e tij në komisionin e ligjeve dhe më pas në atë të ministrit të brendshëm i ka dhënë imunitet ligjore vëllait të tij Agron Xhafaj, duke i shpëtuar ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Dje ajo ka paraqitur dhe një material audio përgjimi ku pretendohet se vëllai i ministrit Xhafaj drejton rrjetin e drogës në Vlorë. Por kryeministri Rama tha sot se “Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.
Po sot mediave ju shpërnda një letër e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili lajmëronte se do të dorëzohej sot tek autoritetet italiane për të kryer dënimin e dhënë nga drejtësia e këtij vendi. Një vendim gjykate në vitin 2012 i ka dhënë atij një dënim prej 7 vjet e 4 muaj heqje lirie për përfshirje në afera të trafikut të drogës. Një ditë më parë Agron Xhafaj ka paditur edhe zyrtarët e PD për shpifje.

Sicred