KRYEFAQJA » LAJME » Opozita përgatitet pë protesta, Basha takohet me Kryemadhin
Opozita përgatitet pë protesta, Basha takohet me Kryemadhin

Opozita përgatitet pë protesta, Basha takohet me Kryemadhin

Opozita e djathtë dhe ajo e majtë shqiptare, po koordinojnë përgatitjet për të nisur protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Mbrëmjen e së dielës në selinë e PD kreu i saj Lulzim Basha ka pritur kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili.
Sipas burimeve nga takimi, parashikohet që protesta e parë e opozitës do të mbahet me 15 janar, ditë që përkon me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Nisur edhe nga protesta e mbajtur në fund të dhjetorit kur në parlament u zgjodh prokurorja e përgjithshme, opozitarët po përgatiten për një protestë të fuqishme dhe pjesmarrje masive. Opozita pritet tu drejtojë thirrje qytetarëve për të protestuar kundër varfërisë së krijuar nga qeveria ilegjitime sipas sajj e kryeministrit Rama.

Sicred