KRYEFAQJA » LAJME » Opozita nis protestën duke bllokuar disa akse rrugore
Opozita nis protestën duke bllokuar disa akse rrugore

Opozita nis protestën duke bllokuar disa akse rrugore

Opozita e djathtë shqiptare ka nisur protestën e paralajmëruar të hënën në mesditë me bllokimin e disa prej pikave kyçe të akseve rrugore kombëtare. Vetë kreu i opozitës Lulzim Basha është në krye të protestuesve në vendin e quajtur Rrethrrotullimi “Shqiponja”, pika kryesore e hyrjes për Tiranë nga perëndimi. Protestues janë parë edhe tek mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”. Praktikisht, të paktën këto pika sipas filmimeve që sjellin stacione të ndryshme televizive, janë bllokuar. Njoftime të ngjashme vijne edhe nga pika të tjera ku gjenden zyrtarë të lartë të opozitës, si Bradashesh afër Elbasanit, Plug pranë Lushnjës dhe Milot tek rrethrrotullimi i “Rrugës së Kombit” në veri. Protestuesit mbajnë në duar parrulla antiqeveritare, veçanërisht kundër kryeministrit Rama.
Policia i ka ndjekur nga afër protestat, por nuk ka ndërhyrë. Ajo u ka bërë thirrje me megafon protestuesve për të liruar qarkullimin.

Sicred