KRYEFAQJA » LAJME » Opozita në nisje të parlamentit: Të ndryshojë kushtetuta dhe zgjedhja e kryeprokurorit
Opozita në nisje të parlamentit: Të ndryshojë kushtetuta dhe zgjedhja e kryeprokurorit

Opozita në nisje të parlamentit: Të ndryshojë kushtetuta dhe zgjedhja e kryeprokurorit

Sesionin e ri parlamentar opozita e bashkuar shqiptare do ta nisi me kërkesën për ndryshimin e kushtetutës si dhe ligjin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të zhvilluar vetëm pak orë para nisjes së seancës parlamentare, deputetë të Partisë Demokratike, të LSI-së dhe të aleatëve të tjerë në opozitë, kanë firmosur kërkesën për ndryshimet kushtetuese. Kjo është një iniciativë e marrë nga kryedemokrati Basha, pas shkeljes se ligjit dhe kushtetutës sipas tij nga mazhoranca, me zgjedhjen e kryeprokurores së përkoshme. Nga burime brenda mbledhjes se Grupit parlamentare demokrat zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se amandamenti kërkon 3/5-stat e votave në kuvend, sikundër vetting për kryeprokurorin e përkohshëm deri sa të ngrihet KLP. Sipas opozitës duke iu referuar ligjeve të reformës në drejtësi, mazhoranca ka shkelur ligjin duke anashkaluar KLP-në, që ka atributin për ti dërguar kuvendit kandidaturat për postin e kreut të akuzës. Sipas kreut demokrat Basha, nisma e opozitës synon pikërisht ti jepet fund antikushtetueshmërisë së zgjedhjes së kryprokurorit. Demokratët kundërshtuan me forcë zgjedhjen e kruprokurores së përkoshme Marku seancën e fundit të sesionit të kaluar kuvendor. Ata e konsideruan zgjedhjen e zonjës Marku “emërim të kryeministrit me qëllim mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit të pushtetarëve”.

Sicred