KRYEFAQJA » LAJME » Opozita në KQZ: Regjistrimet pas 28 prillit janë nul!
Opozita në KQZ: Regjistrimet pas 28 prillit janë nul!

Opozita në KQZ: Regjistrimet pas 28 prillit janë nul!

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga polemikat pasi shumë parti politike mes tyre dhe PS dhe LSI dorëzuan listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit vetëm pak orë para mbylljes së datës 29 prill. Në një deklaratë të tre anëtarëve të KQZ-së, të zgjedhur nga opozita, publikuar më 1 maj, deklarohet se afati i fundit i rregjistrimit të listave ishte 28 prilli në mesnatë. Sipas tyre “Rrjedhimisht, çdo rregjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm”. Tre anëtarët e KQZ zgjedhur nga opozita thonë se kryetari i KQZ-se Denar Biba “shpiku  norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhor listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh”. Ata shprehin shqetësimin “që këto qëndrime të përsëritura po kompromentojnë misionin e KQZ duke i dhënë KQZ, një pozicion partizan, të anshëm, në shërbim të mazhorancës politike aktuale” duke shtuar se “Nëse vazhdohet me këto qëndrime KQZ rrezikon të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor”.

Sicred