KRYEFAQJA » LAJME » Opozita në Elbasan, “Gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin”

Opozita në Elbasan, “Gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin”

Opozita parlamentare shqiptare po ndjek një taktikë krejtësisht të re dhe origjinale në luftën e saj politike. Ajo sërish nuk ka marrë pjesë në sesionin parlamentar të vjeshtës, dhe pas Shkodrës ka zgjedhur Elbasanin për të protestuar ndaj situatës sipas saj të rënduar të krimit në vend.

Kreu i PD Lulzim Basha e ka konsideruar këtë qytet si kryeqendrën e krimit, “gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin”. “Xibraka, është çengeli kriminal që mban varur Edi Ramën përmes asaj që dihet botërisht, pjesëmarrjes së drejtëpërdrejtë të vëllait të kryeministrit në një ndërmarrje nga Kolumbia në Shqipëri për përpunimin e qindra miliona eurove në kokainë” tha zoti Basha. Por ai përmendi gjithashtua emrat e eksponentëve të rëndësishëm socialistë, mes tyre numrin dy Taulant Balla dhe kreun e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinit. “Elbasani i shkencëtarëve, arsimit, patriotëve, ka 5 vite që vuan nga modeli i krimit të Ramës që portretizohet në tre emra, Qazim Sejdini, Tulant Balla, dhe bandat nga Çelët etj që treguan se kush sundon këtë vend kur goditën policinë pa asnjë pasojë ligjore”. Për kreun e opozitës operacionet e fundit policore në Shkodër, ashtu si dhe në Elbasan janë vetëm shfaqje propagandistike.

Dekriminalizim i politikes , çlirimi i drejtësisë nga politika, zgjedhje të lira , një ekonomi e çliruar nga monopolet, janë objektiva kryesore të platformës së opozitës , të firmosura në Elbasan. 

Sicred