KRYEFAQJA » LAJME » Opozita: Më 7 maj në Kavajë, protesta, jo zgjedhje!
Opozita: Jo zgjedhje më 18 qershor, protesta më 7 maj!

Opozita: Më 7 maj në Kavajë, protesta, jo zgjedhje!

Opozita e djathtë shqiptare ka deklaruar sërish mospjesmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, ndërsa ka paralajmëruar një protestë të madhe më 7 maj, datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjeshme lokale për  Bashkinë e Kavajës. Vendimi është marrë nga partitë e koalicionit opozitar pas një takimi në selinë e PD, ndërsa lajmi u bë i ditur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, para përkrahësve të opozitës në çadrën e vendosur para selisë së qeverisë prej gati dy muajsh. Opozita edhe më tej po këmbëngul në krijimin e një qeverie teknike si kusht për të hyrë në zgjedhje. “Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar rreth kësaj agjende është mbajtja më datën 7 maj e një proteste të madhe kombëtare në Kavajë, për të pamundësuar me forcën e bashkimit përmes një lëvizje popullore, paqësore, demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi” tha zoti Basha. Deklarata e zoti Basha vjen ndërsa të hënën në darkë përfundon afati i regjistrimit të partive për zgjedhjet e përgjthshme të 18 qershorit, ndërsa disa afate për pjesmarrjen në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë tashme duket se kanë kaluar.

Sicred