KRYEFAQJA » LAJME » Opozita mbështet protestuesit dhe i kërkon kryeministrit të bëjë transparencë për 200 milionë euro taksa
Opozita mbështet protestuesit dhe i kërkon kryeministrit të bëjë

Opozita mbështet protestuesit dhe i kërkon kryeministrit të bëjë transparencë për 200 milionë euro taksa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emër të partive të opozitës u ka shprehur protestuesve në “Rrugën e Kombit” mbështetjen e opozitës, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Rama, të largojë policinë nga Kukësi dhe të nali presionin ndaj banorëve. “Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit” tha zoti Basha pas një mbledhje të partive të opozitës. “Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij” tha kreu i opozitës.
Kreu i opozitës këmbënguli se “Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesvë shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë. Që kur ka ardhur në pushtet ai e ka trefishuar taksën e qarkullimit dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë” tha zoti Basha.

Sicred