KRYEFAQJA » LAJME » Opozita kërkon shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Opozita kërkon shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Opozita shqiptare kërkoi në parlament shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako pasi sipas saj edhe ai është pjesë e situatës së degraduar të kanabisit në vend. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është përballur më këtë kërkesë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ku ishte i ftuar për të mbrojtur buxhetin e institucionit që ai drejton për vitin 2018. Jashtë debateve nuk mbetën as akuzat për mbrojtjen politike që mazhoranca i bën ish-ministrit Sajmir Tahiri dhe fshehjes nga ana e policisë të arretsimit të Orest Sotës në Elbasan.
Lidhur me buxhetin zoti Xhafaj deklaroi se për Ministrinë e Brendshme për vitin 2018 do të ketë 8 përqind më shumë fonde. Një pjesë do të fokusohet në blerjen e mjeteve speciale që shërbejnë në luftën kundër trafikut të drogës dhe kapjene grupeve kriminale. Përsa i përket vetingut në Polici, ministri tha se do të nisë nga 1 janari i vitit që vjen.

Sicred