KRYEFAQJA » LAJME » Opozita këmbëngul: Pa largimin e Xhafajt nuk ka integrim!
Basha: Do ta mbrojmë teatrin me trupat tanë

Opozita këmbëngul: Pa largimin e Xhafajt nuk ka integrim!

E ardhmja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, ka dominuar seancën e some parlamentare. Vemendjen e tërhoqi kreu i opozitës Lulzim Basha i cili në fokus vendosi “Çështjen Tahiri” dhe “Çështjen Xhafaj”. Ai tha se ka vizituar Berlinin ” i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend”. Sipas zotit Basha ” 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt përmirësimit, por drejt përkeqësimit, që u lirua Saimir Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj” tha kreu i opozitës. “Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave” u shpreh zoti Basha.
Në seancën e sotme opozita ka vijur të rrisi presionin ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj duke këmbëngulur në dorëheqjen e këtij të fundit. Opozita thotë se pa largimin e Xhafajt nuk ka integrim

Sicred