KRYEFAQJA » LAJME » Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Ramës
Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Ramës

Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Ramës

Opozita e djathtë shqiptare vijon protestën e saj në çadrën e ngritur në bulevardin Dëshmmorët e Kombit ku edhe mbajti seancën e radhës parlamentare të saj. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ritheksoi se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë.
Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, u shpreh se duhet sa më shpejt të japi dorëheqjen e ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme . Zoti Berisha u shpreh se nëse Rama nuk do të ikte vetë do të ishte populli që do e largonte atë.
Protesta e opozitës vijon prej 18 shkurtit në çadrën e ngritur para kryeministrisë ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha ndodhet në SHBA për një vizitë.

Sicred