KRYEFAQJA » LAJME » Opozita gati për protestën, Rama ironizon
Opozita gati për protestën, Rama ironizon

Opozita gati për protestën, Rama ironizon

Në Tiranë parti të opozitës të djathtë dhe të majtë do të protestojnë të shtunën paradite në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, në një protestë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Opozita thotë se ajo është bërë pengesa kryesore për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
Të premten në mëngjes kryetari demokrat Lulzim Basha mblodhi drejtuesit e partive aleate për të bashkërenduar veprimet e fundit. Protesta do të nisë pranë godinës së Ministrise së Brendshme për tu ndalur përballë ndërtesës së Këshillit të Ministrave.
Kjo është protesta e dytë e opozitës që organizohet gjatë këtij viti. Katër muaj me pare partite e opozitës protestuan kundër sipas tyre “kapjes së drejtësisë”, duke marrë shkas nga zgjedhja me votat e maxhorancës e prokurores së përkohshme Arta Marku në fund të vitit të kaluar. Në fokusin e protestët të së shtunës është edhe kërkesa për largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Një javë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, publikoi një përgjimi audio ku pretendohet një bisedë mes një dëshmitari dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të brendshëm, duke këmbëngulur se ai ndonëse është dënuar për trafik droge në Itali, e drejton rrjetin nga Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama i cili të shtunën ka paralajmëruar një aktivitet në Berat, ka ironizuar protestën e opozitës. “Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!” shkruan ai në rrjetin social Fejsbuk.
Një ditë më parë opozita protestoi ashpër në parlament dhe nuk miratoi një rezolutë sipas të cilës Shqipëria i kërkon BE hapjen e negociatave. Zoti Rama e konsideroi këtë veprim tallje që synon të shkatërrojë negociatat. Por kreu i PD Basha po në Fejsbuk i është përgjigjur: “Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë! “.

Sicred