KRYEFAQJA » LAJME » Opozita e majtë reagon për qeverinë Rama, Kryemadhi: Qeveri me votat e blera nga paratë e krimit!
Opozita e majtë reagon për qeverinë Rama, Kryemadhi: Qeveri me votat e blera nga paratë e krimit!

Opozita e majtë reagon për qeverinë Rama, Kryemadhi: Qeveri me votat e blera nga paratë e krimit!

Pas opozitës së djathtë, ka reaguar edhe opozita e majtë mbi qeverinë e re të kryeministrit Rama. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një status në Fejsbuk shkruan se “E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore” shkruan zonja Kryemadhi. Sipas saj “Qeveria e re” e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me “sukses” votat”. Për kreun e LSI “vetëm kështu mund t’iu shpërblehet “mundi” dhe “sakrifica” e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm”.
Për zonjën Kryemadhi gjithçka është gatuar nga frika që ka kryeministri Rama. “Por për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë së pari, nga vetë socialistët! Madje edhe nga vetë policët dhe nga të gjithë ata, që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës. ….Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë” përfundon reagimin e saj në Fejsbuk zonja Kryemadhi kryetare e LSI.

Sicred