KRYEFAQJA » LAJME » Opozita do të vazhdojë aksionin e saj jashtë parlamentit
Opozita do të vazhdojë aksionin e saj jashtë parlamentit

Opozita do të vazhdojë aksionin e saj jashtë parlamentit

Opozita e djathtë paralajmëroi se do të bojkotojë sërish seancen parlamentare të së enjtes, dhe do të zhvillojë takimin e saj në qytetin e Durrësit. Burime brenda saj bëjnë të ditur se ajo do të bëjë të njohur 4 projektet e detajuara të platformës së saj, vettingut në politikë, Reformën në Drejtësi, atë zgjedhore si edhe për çështjet ekonomike. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar si edhe në takimin që Basha zhvilloi me aleatët, u vendos që të ngrihen katër grupe të posaçme pune që do të hartojnë projektet, ku do të fokusohet aksioni opozitare. Ato pritet të drejtohen nga emra të njohur në PD, Bylykbashi, Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku. Gjithnjë sipas burimeve të besueshme brenda PD, këto grupe do të duhet të kënë përfunduar pune ditën e mërkurë, ndërsa të enjten ato ti paraqiten publikut nga kryetari Basha. Po sot zoti Basha u nis për një vizitë pune në Berlin.

Sicred