KRYEFAQJA » LAJME » Opozita braktis komisionin e sigurisë dhe nis aksionin opozitar

Opozita braktis komisionin e sigurisë dhe nis aksionin opozitar

Dy partitë kryesore opozitare, PD e djathtë dhe LSI e majtë, kanë braktisur punimet e komisionit parlamentar të sigurisë, duke paralajmëruar nisjen e një aksioni opozitar kundër asaj që ata e cilësojnë qeveri të inkriminuar.
Qëndrimin e bëri publik deputeti demokrat Flamur Noka, në një prononcim jashtë dyerve të Kuvendit. “Opozita do të ndërmarri aksionin e saj politik, për të mos pranuar, refuzuar dhe rrezuar këtë qeveria kriminale” tha zoti Noka. “Qëndrimi ynë është i prerë: Një qeveri e cila të luftojë mafian, qeveri antimafia, të luftojë krimin dhe të garantojë zgjedhje të lira” shtoi ai.
Ndërsa LSI është treguar më konkrete në përqasjen e saj, me propozimin e deputetit Luan Rama. “Bëra pro;ppozim në komision që të përfshihet në rendin e ditës së punës së komisionit një cikël seancash dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, meqënëse ai është i pri që e ka denoncuar
këtë problem, me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, drejtorin e SHISH, me prokuororin e përgjithshëm dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” tha zoti Rama.
Ndërsa anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë kanë zhvilluar më tej një vizitë në ambjentet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Sicred