KRYEFAQJA » LAJME » Opozita bojkoton çeljen e sesionit të ri parlamentar dhe paralajmëron takim të jashtëzakonshëm në Shkodër
Opozita bojkoton çeljen e sesionit të ri parlamentar dhe paralajmëron takim të jashtëzakonshëm në Shkodër

Opozita bojkoton çeljen e sesionit të ri parlamentar dhe paralajmëron takim të jashtëzakonshëm në Shkodër

Opozita e djathtë dhe e majtë shqiptare nuk do të marrë pjesë në fillimin e sesionit të ri parlamentar i cili ishte lajmëruar se do të nisi të hënën në orën 17. Ky është vendimi që partitë e opozitës kanë marrë pas një mbledhjeje të hënën në mesditë në selinë e PD. Opozita parlamentare do ta nisi sesionin e ri me një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00, ku kohët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të rënda. Burime nga mledhja e opozitës thanë se ky është një mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. “Në 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona dhe për këto krime nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi mbetet prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar” thanë burime nga opozita.

Sicred