KRYEFAQJA » LAJME » Opercioni kundër-kanabis në Shkodër
Kultivimi i kanabisit në Shqipëri nuk ka arritur ende në nivelin zero sikundër synohet në bazë të strategjisë kombëtare, por nisur nga statsitikat gjashtë mujore, rastet e evidentuara janë rreth 15 herë më të ulta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Drejtor për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtembari thotë për RTSH se deri në datën 4 korrik janë evidentuar 130 raste të kultivimit. Një fenomen i pazakontë për këtë vit është mbirja vetë e kanabisit në shumë nga ato zona ku vjet është bërë asgjesimi i kësaj bime. “Kemi 27 raste që janë të mbira vetë në toka ose parcela të vjetshme. Nga veprimet proceduriale kanë rezultuar se janë të mbira vetë. Për këto raste prokuroria e ka filluar çështjet penale dhe i ka mbyllur” thotë zoti Shtëmbari. Sipas zyrtarit të lartë të policisë, grupe kriminale apo edhe individë janë përqëndruar në të njëjtat zona për të mbjellë farën e kanabisit, dhe zonat më me risk janë. "Lumi i Vlorës, Rrethi i Krujës, Shkodër në zonën e Dukagjit, por edhe disa rethe të tjera që ndoshta nuk kanë qenë problematike në vitet e tjera” thotë ai. Për të gjitha rastet e evidentuara , policia ka proceduar penalisht edhe zyrtarët vendorë të cilët me qëllim ose jo nuk kanë raportuar parcelat e mbjella. “ Nga këta 9 janë ndaluar dhe 58 të tjera janë ende në kërkim” saktëson zoti Shtëmbari. Sipas drejtorit të Krimeve, Ndryshe nga vitet e kaluara ky vit ka edhe një të veçantë përsa i përket denoncimeve ku janë të shumtë qytetarët që njoftojnë policinë për rastet e kultivimit. “ Kur konstatojnë ose dëgjojnë raste të kultivimit, padiskutim që informojnë. Detyra kryesore për dhënien e informacioneve për kontrolin e territorit është e policisë në 90-95 përqind të rasteve” spjegon ai. Policia në bashkëpunim me Guardia di Financian italian prej dy muajsh po vijojnë monitorimin ajror për evidentimin e parcelave.

Opercioni kundër-kanabis në Shkodër

 

Një operacion i madh kundërkanabis po organizohet nga policia e shtetit në qarkun e Shkodrës i cili është shtrirë në dy zona, në Pult dhe Koman-Temal. Rreth 200 forca policore nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me FNSH, po marin pjesë në këtë operacion. Deri në mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur asgjësimi i 20 mijë bimëve narkotike të mbjella në 99 parcela. Po ashtu është sekuestruar edhe një sasi kanabisi e tharë. Policia vuri në pranga kryetarin e njësisë administrative Pult, Tom Marku në pronat e të cilit u gjetën 5 parcela me kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një armë zjarri si dhe një sasi lënde narkotike. Po në Pult u vunë në pranga edhe 3 persona të tjerë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sicred