KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni policor “POROSIA”

Operacioni policor “POROSIA”

“Porosia” çoi në pranga 5 persona, 1 e shpalli në kërkim një tjetër,ndërsa policia sekuestroi 82 kallepi lëndë eksplozive e dyshuar si tritol, 2 armë zjarri ,440 fushekë,15 celulare dhe 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.Në një dalje të posaçme për mediat, nëndrejtori i policisë së qarkut Elbasan,Edmond Sula,tha se arrestimet u bënë pas disa muaj hetimi me metoda special hetimi. Në operacionin ku u angazhuan edhe forcat operacionale të policisë së shtetit,saktësohet se 82 kallëpet e tritolit u gjetën shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari.Policia po vijon hetimet për të zbardhur krejtësisht aktivitetin dhe përfshirjen e tyre në ngjarjet kriminale ku është përdorur lënda eksplozive.

Sicred