KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni ndërkombëtar “Vazhdimi” , sekuestrohen 5 milionë euro dhe arrestohen dy persona
Operacioni ndërkombëtar “Vazhdimi” , sekuestrohen 5 milionë euro dhe arrestohen dy persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

Operacioni ndërkombëtar “Vazhdimi” , sekuestrohen 5 milionë euro dhe arrestohen dy persona

Një operacion i përbashkët i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit çoi në sekuestrimin e 5 milion eurove dhe arrestimin e 2 personave në kuadër të ligjit antimafia. DEA dhe Europol i përcollën policisë dhe prokurorisë shqiptare informacion dhe prova për përfshirjen e Arjan Ndocit 41 vjeç nga Laçi dhe Juljan Deblini, 35 vjeç nga Lezha si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Kolumbia në Europe. Dyshohet se ata tentuan të fusnin në Europë rreth 1mijë kg kokainë me një vlerë rreth 1.55 milionë euro. Ndoci i njohur edhe me 5 identitete të tjera dhe Bedlini, paratë e sigurara nga trafiku ndërkombëtar i drogës i investonin në vend. Me urdhër të prokurorisë u vendos sekuestro preventive për llogaritë bankare të tyre dhe të familjarëve në 3 banka si dhe u sekuestruan 8 apartamente, 2 njesi tregëtare, 4 garazhde, 3 automjete, një njësi banimi. Polica e Shtetit njofton se Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Sicred