KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni i përbashkët italo-shqiptar ndalon skafin me 700 kg drogë
Operacioni i përbashkët italo-shqiptar ndalon skafin me 700 kg drogë

Operacioni i përbashkët italo-shqiptar ndalon skafin me 700 kg drogë

Një skaf i pikasur nga policia bregdetare shqiptare, i dyshuar se transportonte lëndë narkotike u sekuestrua në brigjet italiane pasi i shpëtoi ndjekjes së forcave tona policore. Operacioni u zhvillua me koordinimin e dy policive dhe në finalizim u arrestuan dy trafikantë shqiptarë dhe u bllokuan 700 kilogramë lëndë e dyshuar kanabisi. Ngarkesa u sekuestra në afërsi të lokalitetit Sant Andrea në Otranto. Policia sqaroi se hetimet po vijojnë në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.