KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni i Niklës. Policia jep detajet. 11 të shoqëruar, por vetëm 5 të arrestuar

Operacioni i Niklës. Policia jep detajet. 11 të shoqëruar, por vetëm 5 të arrestuar

Vetëm 12 orë pas operacionit, policia e Shtetit ka dhënë detajet zyrtare për personat e arrestuar dje në fshatin Nikël. Ndonëse gjatë aksionit policor u shoqëruan 11 persona , vetëm për 5 prej tyre u lëshua urdhër arresti ndërsa 6 të tjertët janë lënë të lirë. Mes tyre, pak para mesnate, kanë lënë qelinë dy personat më të përfolur Flamur Haka, i njohur me nofkën Tuku si dhe Durim Bami, ky i fundit i njohur mediatikisht në rastin e deputetit Tom Doshi. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu, Skënder Leza dhe Valter Bami. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat këtyre personave u gjeten dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistolete, 4 armë gjahu e pushke sportive, 5 armë të ftohta, sasi fishekësh dhe një sasi paraje në valutë