KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni antidrogë te “Don Bosko”, lihen në burg dy prej të arrestuarve

Operacioni antidrogë te “Don Bosko”, lihen në burg dy prej të arrestuarve

Pasi ka dëgjuar atë çka ata kanë thënë në lidhje me akuzën, gjyqtarja e gatshme vendosi të lë në arrest Ardit Muratin i arrestuar gjatë operacionit të policisë në Don Bosko tre ditë më parë, dhe detyrim paraqitje për babain e tij Shehat Murati. Gjatë kontrollit në shtëpin e Arbër Muratit u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, valutë e huaj dhe një shumë lekësh. Atë e birë kanë deklaruar se skanë patur asnjë dijeni për drogën në banesë. Në arrest me burg gjykata ka lënë edhe Blendi Peci, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë. Për ti komunikuar akuzën këtij të fundit, prokurorët kanë shkuar në spitalin e Traumës, ku ai ndodhet i shtruar pas plagëve të marra.

Sicred