KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni anti-drogë, tre shtetas në kërkim

Operacioni anti-drogë, tre shtetas në kërkim

Policia e Shtetit bën të ditur se u finalizua një tjetër operacion antidrogë në Vlorë, i koduar ”Plazhi i vjetër”!
Rreth orës 01.00 të datës 10.09.2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen ”1 Maji” , Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special ”Delta Forcë”,  nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar ”Plazhi i vjetër”

Gjatë këtij operacioni në një banesë private të pabanuar, janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako  të mëdha  të mbështjella me natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.
Në afërsi të banesës pranë detit, ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Në momentin që ka ndërhyrë  Policia, të tre personat G.S.,  A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi mbi gomone në hapsirën detare.
Në ndjekie të tyre janë vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e Guardia di Finanza, të cilët  po vijojnë kontrollin në det për kapjen e tyre.
Shtetasit  G.S., A.I., J.S  janë të  përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike,  dhe  janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.
Policia bën të ditur se vijojnë edhe hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.