KRYEFAQJA » LAJME » Operacion policor sot në Elbasan

Operacion policor sot në Elbasan

Policia është e bindur se personat e përfshirë në incidentin ku u godit automjeti i nëndrejtorit të policisë së Elbasanit fshihen në këtë qytet. Reparti RENEA, Ndërhyrja e Shpejtë, Shqiponjat dhe Forcat Operacionale ndodhen në qytetin e Elbasanit, në një operacion në shkallë të gjerë kundër aktiviteteve të paligjshme, mjeteve të trafikuara dhe personave në kërkim për vepra të ndryshme penale. Operacioni ka përfshirë disa lagje të qytetit, ku janë kontrolluar me dhjetëra banesa, mjete dhe persona të dyshuar për aktivitet të paligjshëm. Nga të dhënat paraprake mësohet të jenë shoqëruar katër persona si dhe janë ndaluar disa mjete për verifikime të mëtejshme. Operacionet po koordinohen nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe vetë drejtori i përgjithshëm Haki Çako, të cilët kanë mbërritur paraditen e së enjtes në Elbasan. aksion me përfshirjen e strukturave më të larta të policisë ka nisur vetëm tri ditë pasi automjeti në përdorim të biznesmenit dhe pronarit të tregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela, goditi eskortën e policisë, e cila kishte ndaluar në postbllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro.