KRYEFAQJA » LAJME » Operacion masiv për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike
Operacion masiv për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Operacion masiv për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Policia shqiptare ka nisur një operacion masiv në shkallë kombëtare që prej 22 shtatorit, me synim marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit ku janë angazhuar 3100 punonjës policisë, parashikohen të kontrollohen sera, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Policia ka paralajmëruar se do të evidentojë dhe shkatërrojë farishtet e kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, si dhe do të sekuestrojë farat e cannabis sativa.
Ndryshe nga vite më parë operacioni i policisë shqiptare ka nisur më herët pasi shqetësimit në rritj se vitin e kaluar sasi e narkotikëve të mbjellur, por edhe tentativa e tregëtimit të tyre si brenda dhe jashtë Shqipërisë është rritur.
Situata ka shqetësuar edhe italinë fqinje. Në Tiranë ndodhet Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla, ai tha se në vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje . “Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar…” tha zoti Roberti. Sipas tij ka të dhëna që prodhimi dhe trafiku i drogës që është kultivuar në Shqipëri është trefishuar. Duke spjeguar shkaqet Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti tha se “Një është rritja e kërkesës ofertës. Është më ekonomike të marrësh lëndë narkotike nga Shqipëria pasi është më afër se vende si Maroku” tha ai.

Sicred