KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Operacion kundër Ndranghetas në Itali

Operacion kundër Ndranghetas në Itali

27 persona janë vënë nën prangat e antimafias italiane, e cila në bashkëpunim me guardia di financa, ndërmori dy operacione në Rexhio Kalabria dhe në Firenze kundër organizatës mafioze kalabreze Ndrageta. Akuzat ndaj të ndaluarve variojnë nga aktivitet mafioz, pastrim parash, pasje në pronësi të aseteve monetare dhe të mirave që vijnë nga burime jo të ligjshme, mashtrim financiar, fatura të rreme etj. Gjatë operacioneve me emrat e koduar Frerët dhe Vello e Artë, u sekuestruan prona të paluajtshme dhe asete të tjera që kapin shifrën e 100 milionë eurove. Mes pronave të sekuestruara ishin edhe 51 ndërmarrje të fushave të ndryshme, të cilat duken se kanë shërbyer për aktivitetet kriminale financiare të drejtuara nga organizata mafioze.