KRYEFAQJA » LAJME » Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, sekuestrohet 1 ton kanabis

Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, sekuestrohet 1 ton kanabis

Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është mundur të sekuestrohet gjatë operacionit të përbashkët policor Shqipëri-Itali. Bëhet fjalë për rreth 1 ton kanabis që u sekuetrua në operacioni e nisur në mesnatë, me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë. Sipas njoftimit të policisë midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës është bllokuar një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar. Skafistët për t’iu shmangur forcave policore e kanë hedhur lëndën narkotike në det dhe deri më tani janë rreth 90 pako të mëdha të rikuperuara nga ana e policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme, nga ku pritet të mësohet më shumë rreth këtij trafiku.

Sicred