KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Operacion i përbashkët anti-terror mes Francës dhe Zvicerës
Operacion i përbashkët anti-terror mes Francës dhe Zvicerës

Operacion i përbashkët anti-terror mes Francës dhe Zvicerës

Nëntë persona u arrestuan dje në Francë dhe një në Zvicër gjatë një operacioni të përbashkët anti-terror të ndërmarrë nga policitë e dy vendeve.
Dy nga të dyshuarit u arrestuan pasi dyshoheshin se kishin lidhje me grupin terrorist të shtetit islamik. Të dy këta persona, një shtetas zvicerian dhe një kolumbiane, ishin nën vëzhgimin e autoriteteve zviceriane. Zviceriani, një 27 vjeçar, që u arrestua në territorin francez, kishte patur komunikim me një 14-vjeçar francez i cili u ndalua në muajin qershor nga policia pasi po planifikonte të ndërmerrte një sulm me thikë. Fotoja e djalit që mbante një gazetë, dhe ku shprehte mbështetjen e tij për ISIS u gjet në mediat sociale. Zviceriani ishte aktiv në rrjetet sociale dhe komunikonte me individë që jetonin në Francë dhe me të cilët ai diskutonte për veprime të dhunshme.
Tetë të dyshuarit e tjerë, të arrestuar në Francë, ishin të moshës nga 18 deri në 65 vjec. Ata kishin shkëmbyer mesazhe shqetësuese, dhe hetuesit po përpiqen të zbulojnë se për çfarë po komplotonin. Mes personave të arrestuar ishin edhe dy vëllezër që dihej se ishin radikalizuar. Ndërkohë, kolumbiania që dyshohet për lidhje me ISIS u arrestua në territorin zvicerian. Autorietet nuk bënë të ditur identitetet e të arrestuarve.

Sicred