KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Operacion antimafia në Itali
Operacion antimafia në Itali

Operacion antimafia në Itali

Antimafia italiane në bashkëpunim me policinë e Palermos i kanë dhënë një goditje të fortë klaneve mafioze të superbosit të mafias siciliane Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro. Mbi 100 trupa policorë kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit 12 urdhëra arresti ndaj personave të familjeve mafioze Vito e Salemi të konsideruar bashkëpunëtor të kryebosit Matteo Messina Denaro, një prej personave më të rrezikshëm i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2013. Akuza ndaj të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz e fallsifikim të pronësisë së të mirave materiale. Të arrestuarit janë profesionistë e sipërmarrës në sektorin e agrobiznesit dhe në atë të pasurive të paundshme. Sipas hetuesve italianë shoqëritë e tyre të biznesit të ngrituara nga një organizim kriminal mafioz, ishin regjistruar në mënyrë fiktive nga palë të treta me qëllim përfitimin e investimeve të konsiderueshme në fushën e inovacionit të prodhimit drurësor si dhe në sektorin e turizmit.

(Visited 18 times, 1 visits today)