KRYEFAQJA » LAJME » Operacion antidrogë në Don Bosko, policia përdor armët
Operacion antidrogë në Don Bosko, policia përdor armët

Operacion antidrogë në Don Bosko, policia përdor armët

Aksioni policor i zhvilluar mbrëmjen e të martës, për kapjen e një të dyshuari si shpërndarës droge, ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës Don Bosko në kryeqytet. Shkak është bërë tentativa e arratisjes së të dyshuarit i cili ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë që kishin ngritur postobllokun për ta ndaluar.
Në këto kushte agjentët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të automjetit. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 27 vjeçari Bledar Peca, drejtues i mjetit. Bashkë me Pecën në makinë ishte edhe shtetasi Arbër Murati. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Arbër Murati, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të rinj. Policia ka arrestuar edhe të atin e Arbër Muratit dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij. nën dyshimin se janë pjesë e këtij grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sicred