KRYEFAQJA » LAJME » Operacion anti-drogë në bregdet, kapen 900 kg kanabis

Operacion anti-drogë në bregdet, kapen 900 kg kanabis

Për tri ditë me radhë policia e shtetit zhvilloi një operacion nga toka, ajri, dhe deti i shtrirë nga grykëderdhja e Bunës deri në Kepin e Qefalit në Butrint. Operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare u zhvillua me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar. Policia thotë se nuk ka patur ndonjë indicie konkrete për kontrollin por në përfundim të tij u sekuestruan rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu, janë kapur 32 persona në kërkim, janë sekuestruar dy mjete lundruese pa dokumentacion, 6 armë zjarri, 2987 fishekë. Në shënjestër të uniformave blu kanë qenë objekte të pabanuara, tunele, qendra zjarri, stane, etj. Qëllimi i tij bën me dije policia është goditja e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike që mund të kryhet nëpërmjet kufirit detar dhe kapja dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Një ditë më parë kreu i qeverisë kërkoi verifikimin, sekuestrimin dhe ndeshkimin ligjor të çdo pasurie të elementeve kriminale të konstatuar nga policia, por edhe të çdo personi të dyshuar që nuk ka burime të ligjshme financiare për ti zotëruar. Kryeministri e cilësoi si tradhëtinë më të madhe të kësaj beteje, mbështetjen që i vjen botës së krimit nga brenda rradhëve të policisë së shtetit.

Sicred