KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës në teatrin Migjeni

Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës në teatrin Migjeni

Prenk Jakova, themeluesi i Operas Shqiptare, rikthehet në vendlindjen e tij, në 100 vjetorin e lindjes me Operan “Skenderbeu”. Zana Çela, Drejtore e TOB tha për mikrofonin tonë: “Sot është një rikthim shumë I veçantë sepse pikërisht sot ka 100 vjetorin e lindjes kryemjeshtri I muzikës shqiptare Prenk Jakova. Duke ndjekur koherencën e historisë ne morrëm edhe pasardhësin e tij, nxënësin e tij. Morrëm momente nga “Halili dhe Hajria” e Tish Dahisë, momente të cilat shkrihen shumë bukur me momentet tragjike të operas “Skenderbeu”. 6 muaj më parë, skena magjike e teatrit “ Migjeni” mirëpriti Trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit me operan “ La Traviata”, por mbrëmja e së martës, pati të tjera emocione jo vetëm për spektatorët. Edmond Doku, Dirigjent i veprës u shpreh me këto fjalë: “Unë vërtet ndihem shumë mirë, qoftë nga mikpritja por sidomos nga reagimin i publikut shkodran, të cilët ndjekin zhanrin e operas. Dy ardhjet e fundit tona në Shkodër, kanë provuar që dashuria për artin muzikal në Shkodër vazhdon të mbijetojë.” Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar.

Sicred