KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Opera për tre grosh” në Teatrin Kombëtar
teater, teatri kombetar, drame, spektatore

“Opera për tre grosh” në Teatrin Kombëtar

Ka ëndërruar gjatë ta sjellë në skenë komedinë e Vaclav Havel “Opera për tre grosh” me regjinë që mban firmën e tij. Regjisori Met Xhelili është në ethet e premierës e me sa duket edhe në ethet e një vepre që sa herë vihet në skenë gjeneron diskutime jo vetëm për temën e fortë të korrupsionit, por edhe temën e përhershme të prostituimit e pushtetit me krimin. Edhe “Opera e lypsarit” e konsideruar një nga kryeveprat e autorit çek, Vaclav Havel u shkrua në vitin 1972. Ashtu si edhe drama muzikore me të njëjtin titull e Bertolt Brehtit, ajo është mbështetur mbi disa motive të veprës “Opera e lypsarit” të dramaturgut anglez të sh. XVII, Xhon Geit. Haveli e ka zhveshur veprën e Geit nga burimi i saj muzikor duke mprehur penen me dialogje të mrekullueshme. Ne rolin e Will Picem vjen aktori Alfred Trebicka i cili rrëfen zhytjen shpirtërore në një karakter plot befasi. Havel ka shkurtuar disa nga personazhet dhe është përqendruar vetëm në lojën plot mirësjellje në dukje, por në thelb të përgjakshme, të pushtetit midis Piçëmit, Mekit dhe Lokit, gjithsecili një personalitet i “shquar” në radhët e policisë dhe grupeve rivale kriminale; veprimi vjen e shpërfaqet plotësisht kur Loki, komisari i policisë, na zbulohet si bos i fshehtë por absolut i botës së krimit, kryetakticieni i tij. Prej dates 9 deri-11 Dhjetor ora 19:00 me aktorët e njohur të skenës, Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Adelina Muca, Olta Gixhari, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj. Ndërsa skenografia i është besuar Genc Shkodranit dhe kostumet Anila Zajmi Katanolli.

Sicred