KRYEFAQJA » LAJME » OPDAT-i dhe EURALIUS-i : Të zëvëndësohet Llalla!
OPDAT-i dhe EURALIUS-i : Të zëvëndësohet Llalla!

OPDAT-i dhe EURALIUS-i : Të zëvëndësohet Llalla!

Ndërsa debati rreth zëvëndësimit të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla pritet të intensifikohet ditët e ardhshme, OPDAT-i dhe EURALIUS-i kanë formuluar propozimin e tyre. Sipas një dokumenti që mban firmën e këtyre institucioneve, kuvendi duhet të emërojë me shumicë të thjeshtë një kryeprokuror të përkohshëm derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Mandati shtatë vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon më 4 dhjetor, por Këshilli i Lartë Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar. Sipas OPDAT-it dhe EURALIUS-it mandati i kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit.
Opozita ka propozuar që mandati i kryeprokurorit aktual të shtyhet edhe për dy vite, por maxhoranca po përgatitet të gjejë një zëvëndësues të zotit Llalla në seancën plenare të 30 nëntorit në parlament.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes maxhorancës dhe prokurorisë janë tensionuar. Kjo e fundit ka nisur disa çështje të nxehta, një prej tyre ajo e implikimit të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në afera të jashtëligjshme të prodhimit dhe trafikut të drogës.

Sicred