KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Onufri 22: Triumfon Ilir Lluka

Onufri 22: Triumfon Ilir Lluka

Ilir Lluka me veprën e tij “Further inside” ka fituar çmimin e parë të edicionit të 22-të të konkursit ndërkombëtar “Onufri”. Një vepër që eksperimenton me muzikën, poezinë, vizualen të gjitha këto në traun e ekuilibrit të teknologjisë bashkëkohore. Juria e përfaqësuar nga Ermir Hoxha e cilëson këtë vepër si një kërkim eksperimental por me vlera të larta estetike.

“Për arritjen e harmonizimit mes realitetit material dhe krijimit shpirtëror sërvirur me një gjuhë të sofistikuar teknologjike. Video e propozuar në tre panele zhvendos në një vizion tejet bashkëkohor konfliktin shpirtëror mes realitetit të përditshëm dhe atij të brëndshëm” tha Hoxha.

Video që vjen si një poezi vizuale mbi vargjet e poetes nga Kosova Ervina Halili eksperimenton me vizualitetin e dimensioneve është një qasje e rrallë e artistit që i është përkushtuar muzikes.

“Profili im primar ka të bëjë gjithmonë me muzikën dhe interesi im ka qënë muzika. Po bëhet gati i 6-ti vit që unë punoj për muzikën. Gjithsesi gjatë ketyre 2 viteve kam pasur interesa personale në të zhvilluarit e anës video,dizajni dhe përpunimeve të videove keshtu që kjo është puna ime e parë e këtij niveli që publikoj” tha Ilir Lluka.

Në edicionin e 22-të morën pjesë 43 artistë shqiptarë dhe të huaj. Koncepti kuratorial i Onufrit ishte nën kujdesin e Fani Zguros me titullin “Stranger than kindness-Mitrush Kuteli.

Sicred