KRYEFAQJA » LAJME » ONM përshëndet Avokatin e Popullit

ONM përshëndet Avokatin e Popullit

Pak pasi Totozani njoftoi mbylljen e proçesit të verifikimit të kandidatëve për “Vettingun”, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit publikoi një deklaratë falenderuese për angazhimin e administratës së zotit Totozani. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thuhet në njoftim, përshëndet përfundimin e aktiviteteve nga komisioni vlerësues në Zyrën e Avokatit të Popullit, për krijimin e institucioneve të vetingut. Por vëzhguesit ndërkombëtarë nënvizojnë në deklaratën e tyre se nisja e proçesit të Vettingut do të jetë me rëndësi historike për Shqipërinë. Qytetarët e vendit meritojnë një gjyqësor vërtet të pavarur, efikas, të përgjegjshëm dhe plotësisht profesional. Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar për ta arritur këtë objektiv dhe do të nisë pa vonesa të mëtejshme. Deklarata e ndërkombëtarëve për Vettingun vjen në një moment të rëndësishëm për zbatimin Reformes në Drejtësi. Pas pak ditësh kuvendit do t’i duhet të ngreje komisionet parlamentare verifikuese për kandidatët, një proçes që do të kërkoje edhe praninë e opozitës në sallën e parlamentit.

Sicred