KRYEFAQJA » LAJME » ONM kërkon ankimimin ndaj kreut të Gjykatës së Lartë Zaganjori
ONM vazhdon ankimimet

ONM kërkon ankimimin ndaj kreut të Gjykatës së Lartë Zaganjori

Dy javë pasi Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kaloi Vettingun, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. ONM që po monitoron zbatimin e Reformës në Drejtësi i ka rekomanduar Komisionerit Publik, ankimimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të vendimit për zotin Zaganjori. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të ONM-se. Bazuar në pikën 7 të nenit 55, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë, por ky vendim ende nuk është njoftuar. Ndërkohë Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sicred