KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Olimpiada e Pjongçang-ut 2018 përjetësohet në pikturë
Marc Ahr

Olimpiada e Pjongçang-ut 2018 përjetësohet në pikturë

Olimpiada dimërore e Pjongçang-ut do të përjetësohet në pikturë. E këtë do ta realizojë artisti Marc Ahr. Por peripecitë e tij gjatë qëndrimit në vendin ku u zhvilluan lojërat janë disi të veçanta. E kanë të bëjnë me të ftohtin. Gjatë ceremonive të hapjes dhe mbylljes së Olimpiadës në Pyeongchang ishte aq ftohtë saqë ai përdori vodka për të ndaluar ngrirjen e bojës dhe kur furça dukej sikur do të kthehej në akull, ai e ngrohu me frymën e tij. “Mezi e kam futur vodkën brenda në stadium se siç dihet është e ndaluar të futësh pije alkoolike në ambjentet sportive. E vendosa midis shisheve të mia të bojërave dhe nuk dukej – tha Ahr. – Nga temperaturat e ulëta, u detyrova që t’i përzieja bojërat me vodka që të mos ngrinin. Nuk ka të njëjtin efekt si uji por iu jep ngjyrave një nuancë mermeri. – Edhe penelin e kam vënë nën xhaketë ose e ngrohja me frymën time që të mos ngrinte”. Qëllimi i tij ishte të bënte piktura me bojëra uji gjatë dy javëve të olimpiadës. Ai ka qenë në 15 olimpiada duke pikturuar ceremonitë e hapjes e mbylljes dhe ngjarjet e veçanta në to. Pikturat e tij në fund të këtyre veprimtarive madhore iu shiten mediave, të cilat i botojnë në faqet e shtypit. Ndërsa Ahr mban origjinalet, të cilat i ka bërë gjatë këtyre tre dekadave të fundit. Ai shpreson se një ditë ato të gjitha do të shfaqen në një galeri. Pavarësisht nëse është Olimpiadë Vere apo Dimri, atij pak i intereson sporti, kush fiton apo humb, Ahrit i interesojnë vetëm të veçantat e olimpiadave. Pikturat e tij i kanë blerë disa personalitete të shquar botërorë. Kështu, ish-presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar, Zhak Rog, ka nga një pikturë të çdo olimpiade – thotë Ahri. – Po kështu edhe mbreti i Suedisë, ka pikturën e finales së hokejit në Lillehammer në 1994 dhe finalen e hokej në Torino 2006″. Ahri thotë se do të vazhdojë punën e tij të dashur deri në olimpiadën Paris 2024.

Sicred