KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Olimpiada Dimërore, sfidë të ftohtit korean
Olimpiada Dimërore, sfidë të ftohtit korean

Olimpiada Dimërore, sfidë të ftohtit korean

Tenda të ngrohta, ngrohëse duarsh dhe batanije… Duket sikur po flasim për qendra tregtare, por në fakt bëhet fjalë për masat që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka marrë për të mbrojtur sportistët, por edhe spektatorët nga i ftohti i madh që ka pushtuar Korenë e Jugut në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Dimërore “Pjongçeng 2018”. “Trajnerët dhe sportistët do të vijnë më herët pranë stadium dhe do të kenë në dispozicion tenda të ngrohta, me gjithçka ju duhet për t’u ndjerë mirë dhe është me të vërtetë fantastike ajo që kanë bërë organizatorët e lojërave”, – ka deklaruar Kristof Dubi, një drejtor në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, – duke shtuar: “Kurse për spektatorët në stadium do të ketë një paketë me ngrohëse duarsh, kapuçë dhe batanije.” Plot 35,000 spektatorë pritet të jenë të pranishëm në Stadiumin Olimpik të Pjongçengut, që është i hapur dhe parashikimi i motit për ceremoninë e hapjes, më 9 shkurt 2018, jep një luhatje temperaturash nga minus 6 në minus 9 gradë Celcius. Moti parashikohet të jetë i vrenjtur dhe mund të ketë madje edhe hedhe dëbore. Në ditën e ceremonisë së hapjes, temperatura do të ngrihet në kulmin e saj në 1 gradë celcius, por pritet të zbresë në minus 1, në ora 20:00 me orën lokale, kur të nisë ceremonia, dhe të zbresë edhe më tepër me kalimin e orëve.

Sicred