KRYEFAQJA » LAJME » 7 Disiplina të reja në Olimpiadën “Pekin 2022”

7 Disiplina të reja në Olimpiadën “Pekin 2022”

Lojërat olimpike dimërore të Pekinit në 2022 do të shfaqen me plot risi. Janë shtatë disiplina të reja që do të përfshihen për herë të parë në një olimpiadë, midis shumllojshmërisë së sporteve të tjera dimërore. Kjo sepse IOC, komiteti olimpik ndërkombëtar ka vendosur të bëjë një format të ri më të orientuar drejt barazisë gjinore dhe rinisë. Disiplinat që luhen edhe nga femrat edhe nga meshkuj luajnë një rol të veçantë pasi që ata janë parë si më pak stresuese dhe më shumë argëtuese nga atletët. E 2022 do të ketë disa disiplina sportive të përziera. “Shtimi i këtyre displinave të reja në Pekin 2022 pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për t’i bërë Lojërat Olimpike më rinore si dhe me një barazpeshim nga ana gjinore”, tha drejtori i Mekanizmit të Sportit të IOC, McConnell. “Unë jam shumë i kënaqur të shoh rritjen e numrit të atleteve femra, veçanërisht në ngjarje të tilla emocionuese”, tha ai. Një ndër risitë do të jetë disiplina e re, skitë në ajër, një version ekstrem i slopestyle ku truket do të kryen në ajër pas një kërcimi nga trampolina. Plani është që të ketë 1,314 gra të përfshira në Lojëra, që është pak më shumë se 45 për qind e numrit të përgjithshëm të sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike.

Sicred